Aktualitet

Autobusi ra në përrua/ 30-vjeçari humbi jetën, policia: Pasagjerët u nxorën nga zjarrëfikësit, 9 prej tyre në spital

10 Korrik 2021, 13:27 Nga DOSJA
Autobusi ra në përrua/ 30-vjeçari humbi jetën, policia:

GRAMSH– Ledian Lami, është 30-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin rrugor Gramsh-Kushov. Policia bën të ditur se janë plagosur dhe 9 pasagjerë të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasagjerët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

Gramsh/ Informacion paraprak

Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.

Aksident i rëndë në Gramsh! Autobusi me 35 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në përrua, ndërron jetë 30-vjeçari, 9 pasagjerë nisen me urgjencë në spital

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gramsh ledian lami aksident në gramsh ledian lami

Sondazh

Poll