Aktualitet

Bllokohen punëtorët sezonalë/ Maqedonia nuk i lejon të kalojnë në Qafë Thanë pas vdekjes së një 40 vjeçari

10 Korrik 2021, 13:37 Nga DOSJA
Bllokohen punëtorët sezonalë/ Maqedonia nuk i lejon të

Maqedonia e Veriut ka vendosur te mos lejoje kalimin e punëtoreve sezonale nga Qaf Thana.

Prej mëngjesit te se shtunës mbi 40 persona qe ishin nisur per pune sezonale ne vendin fqinje nuk u lejuan te kalonin përmes kësaj pike kufitare, ndërsa shkak është bere një ngjarje e ndodhur pak dite me pare, ku një 40 vjeçar nga Shqipëria, i cili punonte ne pyll ka humbur jetën.

Edhe pse janë te shumte shqiptaret qe shkojnë per pune sezonale ne Maqedoninë e Veriut ata punojnë ne te zeze dhe pagesat variojnë 10-12 mije leke ne dite por vendi fqinje ka vendosur te ndaloje kalimin e tyre duke u kërkuar autoriteteve tona qe ti kthejnë pas.

Ashtu si Greqia edhe Maqedonia e Veriut mbetet një prej vendeve kryesore për punën sezonale te Shqiptareve por këta te fundit te detyruar nga nevoja ekonomike pranojnë te punojnë ne te zeze dhe ne kushte shume te vështira duke rrezikuar edhe jetën.

Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet maqedonia e veriut punetoret sezonale maqedonia e veriut punetoret sezonale

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 13:34

ANGLI– Dy kunetër shqiptarë kanë përfunduar pas hekurave në Angli.Adrian Qevani dhe Ervin Abazi janë kapur në një shtëpi bari, teksa kujdeseshin për rritjen e r...