Aktualitet

10 Korrik 2021, 13:34 Nga DOSJA

ANGLI– Dy kunetër shqiptarë kanë përfunduar pas hekurave në Angli.

Adrian Qevani dhe Ervin Abazi janë kapur në një shtëpi bari, teksa kujdeseshin për rritjen e rrënjëve të kanabisit. Kur forcat e rendit hynë në banesën e tyre në Goldenhill, kunetërit u larguan me shpejtësi nga dera e pasme, por nuk arritën të shkonin shumë larg. Në dy dhomat e sipërme të banesës, efektivët gjetën 83 rrënjë kanabisi, vlera e të cilave në treg mund të shkonte deri në 28 mijë paundë.

Në shtëpinë e kthyer në laborator droge u zbuluan edhe ventilatorë, freskuese, llamba, e pajisje të tjera që shërbenin për rritjen e bimëve narkotike.

Adriani kishte vetëm një javë që shkuar në Britani, për të shlyer disa borxhe që kishte i ati i tij, dhe këtë ia kishte sugjeruar pikërisht Ervini, i cili ishte nisur atje përpara 6 apo 7 muajsh, por tani duhet ti shlyente huanë prej 12 mijë paundësh personave që e dërguan në Angli. Mënyra për ta kthyer këtë borxh ishte pikërisht puna në shtëpinë e barit.

Mirëpo, policia po i vëzhgonte prej kohësh shqiptarët të cilët merreshin me trafikun dhe kultivimin e lëndëve narkotike.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adrian qevani ervin abazi  kapen kuneterit ne angli adrian qevani ervin abazi  kapen kuneterit ne angli

Sondazh

Poll