Aktualitet

‘Do të ekzekutoj ty që kurrë s’të thirra dhëndër’/ Vajza e saj u masakrua me thikë nga bashkëshorti, nëna e vikti

10 Korrik 2021, 14:08 Nga DOSJA
‘Do të ekzekutoj ty që kurrë s’të thirra

TIRANË– Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik. 51 vjeçari Artan Ismalaj me origjinë nga Kruja por me vendbanim në Tiranë vrau bashkëshorten e tij Klarita Ismalaj, 45 vjeçe e më pas tentoi të vras veten.

Nëna e viktimës, ka reaguar për tragjedinë që i ndodhi. Mes vuajtjesh, ajo shkruan se do të marrë hak për vajzën e saj e se do të jetë e fortë për dy fëmijët që vajza e saj la pas.

“Në mendjen time jeton një yll që më shtoi jetën time. Çdo ditë, çdo sekondë, mami jeton për ty e bukura e mamit. Pa merak mami, zot me lejon të jetojë për dy engjëjt e tu. Miq dhe shokët e mi a vritet kjo bukuri. Kjo vret me bukuri, vret me mirësi, mami s’do lejojë kurrë të hedhi baltë në pamje prej engjëlli në këtë mrekulli. O ylli mamit, nënë zeza po pret shtetin por pa merak ylli im se mami do ta marri hakun me të drejtën që një nënë ka për bijën e vet. Do të ekzekutoj ty që s’të thirra kurrë dhëndër por djalë haram, haram, haram”, shkruhet në postimin e saj.

Si ndodhi ngjarja? 

Ditën kur ndodhi krimi, cifti ishin nisur drejt Krujës, pasi atë ditë do të paraqiteshin tek noteri duke qenë se ishin në procedura për të shitur një tokë, në këtë zonë që familja Ismalaj kishte në pronësi. Ky detaj është zbuluar nga dëshmia e djalit të madh të çiftit, i cili sipas grupit të hetimit është shprehur se prindërit e tij kanë pasur debate mes tyre, por asnjëherë nuk e ka menduar se situata do shkonte deri në këtë pikë.

Artan Ismalaj vrau gruan e tij, nënën e dy fëmijëve, Klarita Ismalaja. Ngjarja e rëndë ndodhi në makinën e familjes ku po udhëtonte çifti. Ismalaja e qëlloi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas tentoi të vriste dhe veten.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan ismalaj klarita ismalaja artan ismalaj klarita ismalaja

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 13:34

ANGLI– Dy kunetër shqiptarë kanë përfunduar pas hekurave në Angli.Adrian Qevani dhe Ervin Abazi janë kapur në një shtëpi bari, teksa kujdeseshin për rritjen e r...