Aktualitet

Aksidenti në Maliq i mori jetën Drejtorit të Pyjores, arrestohet shoferi i kamionit, policia: Mjeti u përmbys teksa po ecte

10 Korrik 2021, 10:09 Nga DOSJA
Aksidenti në Maliq i mori jetën Drejtorit të Pyjores, arrestohet

MAQIL– Ditën e sotme është arrestuar shoferi i kamionit që u përmbys një ditë më parë, duke lënë të vdekur 36-vjeçarin Marsel Nazifi, drejtorin e Pyjores pranë Bashkisë së Maliqit.

Policia bën me dije se 63-vjeçari S.G., me detyrë shofer pranë një firme, ra në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ai ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit, pasagjer në kamion.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Vrëpckë, Maliq, ku si pasojë e përmbysjes së një mjeti, gjeti vdekjen shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Korçë, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. G., 63 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, (me detyrë shofer pranë një firme), pasi dyshohet se këtij shtetasi i ka dalë nga kontrolli mjeti tip kamion “Benz”, që e kishte fikur dhe parkuar, i cili ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit M. N., pasagjer në këtë mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne maliq marsel nazifi aksident ne maliq marsel nazifi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 07:49

TIRANE- Një tender me vlerë gati 23 milionë euro u zhvillua nga Ministria e Brendshme vitin e shkuar duke përfunduar sot në arrestimin e 9 zyrtarëve të lartë të...