Aktualitet

EMRI/ Mbante armë pa leje, arrestohet 64-vjeçari në Elbasan, i sekuestrohet automatiku

10 Korrik 2021, 09:35 Nga DOSJA
EMRI/ Mbante armë pa leje, arrestohet 64-vjeçari në Elbasan, i

ELBASAN– Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Policia bën me dije se ka arrestuar 64-vjeçarin Ramazan Çela, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, i cili mbante armën e zjarrit kallashnikov dhe municionin pa leje në banesë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.Ç në fshatin Xibrakë, Elbasan.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje ramazan cela armembajtje pa leje ramazan cela

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 07:49

TIRANE- Një tender me vlerë gati 23 milionë euro u zhvillua nga Ministria e Brendshme vitin e shkuar duke përfunduar sot në arrestimin e 9 zyrtarëve të lartë të...