Aktualitet

Bashkëpunonin në tregtimin e drogës në Itali, në pranga 3 persona mes tyre dhe një shqiptar

10 Korrik 2021, 09:01 Nga DOSJA
Bashkëpunonin në tregtimin e drogës në Itali, në pranga

ITALI– Mbrëmjen e kaluar karabinierët e Bolonjës në Itali arrestuan një shtetas italian 40-vjeçar, një shtetas maroken 50-vjeçar dhe një shtetas shqiptar 29-vjeçar për posedim dhe tregtim të drogës, në fund të një kontrolli brenda një objekt akomodimi, në via Camillo Ranzani.

Sipas mediave italiane, kontrolli i befasishëm lindi nga raportimi i disa qytetarëve, për lëvizjet e dyshimta të disa subjekteve që ishin parë të endeshin në zonë.

Italiani, i cili rezultoi të ishte agjent i pasurive të patundshme dhe menaxher i strukturës, përfundoi në pranga pasi në bashkëpunim me dy personat e tjerë i kishte dhënë në përdorim ambjentet e një lokali i cili përdorej për trafikun e drogës.

Lokali në fjalë u kontrollua gjithashtu, dhe u gjetën 1 kg hashash, 239 gram marihuanë, 37 gram kokainë, 900 euro, material i përshtatshëm për paketimin e drogës dhe një peshore dixhitale.

Arrest shtëpiak u dha për 40 vjeçarin dhe 50 vjeçarin dhe dëbimi nga vendi për 29-vjeçarin shqiptar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 07:49

TIRANE- Një tender me vlerë gati 23 milionë euro u zhvillua nga Ministria e Brendshme vitin e shkuar duke përfunduar sot në arrestimin e 9 zyrtarëve të lartë të...