Aktualitet

EMRAT/ ‘Zaptuan’ zonën bregdetare dhe ndërtuan pa leje, bien në pranga dy pronarë në Durrës, procedohen edhe dy punët

10 Korrik 2021, 09:06 Nga DOSJA
EMRAT/ ‘Zaptuan’ zonën bregdetare dhe ndërtuan pa leje,

DURRËS– Dy pronarë në Durrës kanë rënë në prangat e policisë, pasi zaptuan tokën në zonën bregdetare, duke ndërtuar pa lejen e organeve përkatëse.

Mësohet se bëhet fjalë për 57-vjeçarin Mahmut Beja dhe 29-vjeçarin Resild Meta, si dhe janë proceduar penalisht dy punonjësit e tyre.  Për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, u proceduan B. D. dhe E. D. (punëtorë).

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Policisë Durrës vijojnë kontrollet gjatë vijës bregdetare, për parandalimin dhe evidentimin e ndërtimeve pa leje.

Pushtuan tokën në zonë bregdetare duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, arrestohen në flagrancë 2 pronarët e objekteve përkatëse. Procedohen penalisht 2 shtetasit që po kryenin punimet, për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e stacionit të Policisë Manëz, gjatë kontrollit të territorit në vijën bregdetare te Gjiri i Lalëzit, kanë konstatuar ndërtimin e 2 objekteve pa leje.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. M., 29 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi në bregdet u konstatua duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente;

M. B., 57 vjeç, banues në Shkafanë, Durrës, pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, shtetasit B. D. dhe E. D. (punëtorë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni bregdeti yne arrestohen dy pronare ne durres aksioni bregdeti yne arrestohen dy pronare ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 07:49

TIRANE- Një tender me vlerë gati 23 milionë euro u zhvillua nga Ministria e Brendshme vitin e shkuar duke përfunduar sot në arrestimin e 9 zyrtarëve të lartë të...