Aktualitet

10 Korrik 2021, 07:49 Nga DOSJA

TIRANE- Një tender me vlerë gati 23 milionë euro u zhvillua nga Ministria e Brendshme vitin e shkuar duke përfunduar sot në arrestimin e 9 zyrtarëve të lartë të këtij dikasteri. Një burim i mirëinformuar i shpjegoi Dosja.al sesi SPAK arriti në lëshimin e 9 urdhër-arresteve.

Pas kallëzimit të bërë nga Myslym Murrizi dhe Halit Valteri, SPAK ka nisur verifikimin e tenderit të uniformave të Policisë, ndërsa paralelisht Agjencia e Prokurimeve dhe kompania fituese e tenderit, “D&E” sh.p.k., po realizonin tenderin.

Operacioni është koduar  “Jakat e Bardha”, ku fokusi kryesor i Prokurorëve të SPAK janë zyrtarët e lartë. Pjesë e grupit të personave që janë në hetim është dhe Sandër Lleshaj, ish-ministër i Brendshëm. Verifikimi nga SPAK për veprimet dhe mosveprimet e tyre për tenderin e uniformave të Policisë vazhdon.

Por si u bind SPAK që tenderi ishte korruptiv? Një detaj interesant është fakti se me daljen në “treg” të uniformave të reja të Policisë të cilat nisën t’ju dorëzoheshin efektivëve me nisjen e sezonit të verës, prokurorët e SPAK kanë dërguar për ekspertizë dhe kanë verifikuar për cilësinë dhe standartet e tyre. Rezultati? Ai që pritej dhe flitej përditë në korridoret e komisariateve dhe drejtorive. Uniformat e reja ishin nën çdo standart cilësie dhe nuk justifikonin çmimin për të cilin ishin tenderuar.

Sakaq, hetimi vazhdon. SPAK është duke ekzekutuar urdhër-arrestin e fundit, për një nga zyrtarët, i cili ende nuk është gjetur në banesë.

Lajmi kryesor: Tenderi 2.8 mld lekë i uniformave të Policisë/ SPAK arreston 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, në pranga edhe ish-drejtoresha e Prokurimeve, Çuçi e shkarkoi 8 ditë më parë (EMRAT-AFERA)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet spak ne ministri tenderi i uniformave te policise spak ne ministri tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll