Mospagim i taksës, fshehje e të ardhurave dhe kanabis, bien në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale (DETAJE)
10 Korrik 2021, 10:03Nga DOSJA
TIRANË– 11 persona kanë rënë në pranga në Tiranë, të cilët akuzohen per kryerjen e veprave të ndryshme penale. Policia bën me dije se ka rënë një pranga I. B., 54 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Në pranga ka rëndë edhe Ermal Barjami, 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale“ Fshehja e të ardhurave“.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u ndalua 44-vjeçari M.A., pasi Gjykata e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Të arrestuarit e tjerë akuzohen për lëndë narkotike, shkaktim aksidenti etj.
Njoftimi i plotë i policisë:
Bien në prangat e Policisë 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra se dy shtetas të shpallur në kërkim strehoeshin në banesat e marra me qera në qytetin e Sarandës, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Riviera” si rezultat i të cilit bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin i shtetasve: B., 54 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
Ermal Barjami, 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale“ Fshehja e të ardhurave“.
Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit M. A., 44 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis; N., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Bmë” nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K., 63 vjeç dhe A. K., 35 vjeç (babë e bir), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të tyre në fshatin “Stan i Ri” Kavajë, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar kanabisi;
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R., 50 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; S., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; H., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur; Gj., 24 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin U. D., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka ekzekutuar mëngjesin e të shtunës 9 urdhër-arreste për 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministr...
DURRËS– Dy pronarë në Durrës kanë rënë në prangat e policisë, pasi zaptuan tokën në zonën bregdetare, duke ndërtuar pa lejen e organeve përkatëse.Mësohet s...
TIRANE- SPAK ka ekzekutuar sot 9 urdhër-arreste për 9 zyrtarë përfshirë edhe ish-drejtoreshën e Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme. Në urdhërin e sig...
TIRANE- Tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit është sot lajmi kryesor i ditës, gati 1 vit pasi media denoncoi fort se një aferë korruptive po luhej brenda...
Aktualitet10 Korrik 2021, 07:49
TIRANE- Një tender me vlerë gati 23 milionë euro u zhvillua nga Ministria e Brendshme vitin e shkuar duke përfunduar sot në arrestimin e 9 zyrtarëve të lartë të...
DURRËS– Një incident ka ndodhur gjatë natës së kaluar në lagjen nr.4 në Durrës, ku kanë rënë në rrugë kabllot e rrjetit elektrik.Incidenti ka bërë që...