Aktualitet

Tenderi 2.8 mld lekë i uniformave të Policisë/ SPAK arreston 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, në pranga edhe ish-dr

10 Korrik 2021, 06:50 Nga DOSJA
Tenderi 2.8 mld lekë i uniformave të Policisë/ SPAK arreston 9

TIRANË– SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka ekzekutuar mëngjesin e të shtunës 9 urdhër-arreste për 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Zyrtarët e arrestuar janë të akuzuar nga SPAK se kanë shkelur barazinë në tenderin e zhvilluar një vit më parë për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit, me vlerë 280 milionë lekë të reja, ose 2.8 miliardë lekë. Tenderi u zhvillua gjatë kohës kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj, i cili gjithashtu është nën hetim. Kush janë zyrtarët e arrestuar? “Koka” e grupit dyshohet se është Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Prokurorimeve Publike. Ajo u shkarkua nga detyra më 2 korrik 2021 nga ministri aktual, Bledi Çuçi. Naqellari akuzohet se bashkë me 8 vartësit e saj, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO, kanë shkelur barazinë në tendera dhe i kanë dhënë në mënyrë të parregulltë 2.8 miliardë lekë kompanisë D&E Shpk, që fitoi tenderin.

Të arrestuarit dhe masat e sigurisë:

Arrest me burg:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO.

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Arrest shtëpie:

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

Si u zhvillua tenderi i MBP?

Tenderi për uniformat e Policisë u zhvillua në kohën kur ministër ishte Sandër Lleshaj. Ky tender u pa si i dyshimtë për disa arsye, ku një prej tyre ishte se në kundërshtim me ligjin e prokurorimeve, afati i garës u shkurtua nga 52 në 24 ditë. Në gusht të 2020-ës dy deputetët e opozitës së re, Myslym Murrizi dhe Halit Valteri kallëzuan në SPAK këtë tender, duke deklaruar se kompania fituese nuk kishte lidhje me fasonët por ishte një kompani gërmimesh. Kallëzimi në  SPAK u bë për Lleshajn, ministren asokohe të Mbrojtjes, Edlira Naqellarin dhe disa zyrtarë të tjerë. Hetimi vazhdon, ndërkohë që SPAK ka arritur të verifikojë se uniformat e blera, ku çmimi për një kapele të tenderuar ishte 350 euro, nuk ishin në cilësinë e duhur dhe nuk justifikojnë të dhënat e tenderit.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edlira naqellari spak ne ministri tenderi i uniformave te policise edlira naqellari spak ne ministri tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 07:49

TIRANE- Një tender me vlerë gati 23 milionë euro u zhvillua nga Ministria e Brendshme vitin e shkuar duke përfunduar sot në arrestimin e 9 zyrtarëve të lartë të...