Aktualitet

Tenderi 2.8 miliardë lekë i uniformave/ Akuza zyrtare e SPAK për 9 zyrtarët: Kanë shkelur barazinë në tendera, 8 në arre

10 Korrik 2021, 08:26 Nga DOSJA

TIRANE- SPAK ka ekzekutuar sot 9 urdhër-arreste për 9 zyrtarë përfshirë edhe ish-drejtoreshën e Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme. Në urdhërin e siguruar nga Dosja.al, SPAK i akuzon zyrtarët për shkelje të barazisë në tendera. Masa e arrestit me burg është vendosur për: Edlira Naqellarin, Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin. Një masë më e lehtë sigurie është caktuar për Anisa Bogdanin, pasi është nënë e një foshnje.

Akuzat nga SPAK për të arrestuarit

1. Caktimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrengues “arrest në burg. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Edlira Naqellari, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazise se pjesemarrësve ne tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

2.Caktimin e mases se siguriera personal me karakter shtrengues arrest në burg parashikuar nga neni 238 Pr. Penale, ndaj personit se hetim Flutura Cekrezi, e dyshuar për kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë se pjesmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim parashikuar nga neni 258, 25 Kodit Penal,

3.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Anisa Bogdani, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

4. Caktimin e masës se sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Ani Omuri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

5. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Kleivis Hasani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

6.Caktimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”. Parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

7. Caktimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Fatmir Demneri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë se pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

8. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest ne burg”. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Mariglen Buzali, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

9. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Gëzim Mingaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. bashkëpunim, parashikuar nga neni i Kodit Penal.

Lajmi kryesor: Tenderi 2.8 mld lekë i uniformave të Policisë/ SPAK arreston 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, në pranga edhe ish-drejtoresha e Prokurimeve, Çuçi e shkarkoi 8 ditë më parë (EMRAT-AFERA)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ani omuri anisa bogdani edlira naqellari fatmir demneri flutura cekrezi gezim mingaj klevis hasani kreshnik bejkaj mariglen buzali spak ne ministri tenderi i uniformave te policise ani omuri anisa bogdani edlira naqellari fatmir demneri flutura cekrezi gezim mingaj klevis hasani kreshnik bejkaj mariglen buzali spak ne ministri tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 07:49

TIRANE- Një tender me vlerë gati 23 milionë euro u zhvillua nga Ministria e Brendshme vitin e shkuar duke përfunduar sot në arrestimin e 9 zyrtarëve të lartë të...