Aktualitet

Kabllot e rrjetit elektrik bien në mes të rrugës! Bllokohet qarkullimi në lagjen nr. 4 në Durrës

10 Korrik 2021, 07:47 Nga DOSJA
Kabllot e rrjetit elektrik bien në mes të rrugës! Bllokohet

DURRËS– Një incident ka ndodhur gjatë natës së kaluar në lagjen nr.4 në Durrës, ku kanë rënë në rrugë kabllot e rrjetit elektrik.

Incidenti ka bërë që të bllokohet plotësisht rruga në udhëkryqin pranë postes qendrore të Durrësit.

Mësohet se shkak i rënies së këtyre kabllove ka qenë lartësia jo e duhur në të cilën ato kanë qenë vendosur, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të shqyrtuar rrethanat.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga ne durres kabllot e rrjetit elektrik bllokohet rruga ne durres kabllot e rrjetit elektrik

Sondazh

Poll