Sport

Boban: “Kush luan me 3 mbrojtës, kurrë nuk dominojnë. Trajnerë të mëdhenj e kanë ndjekur këtë trend, shumë keq&#

10 Korrik 2021, 09:47 Nga DOSJA
Boban: “Kush luan me 3 mbrojtës, kurrë nuk dominojnë.

ITALI – Në intervistën e gjatë të Zvonimir Boban në “La Gazzetta dello Sport”, ka patur vend edhe për një batutë në lidhje me mbrojtjen me 3 lojtarë, të cilën vitet e fundit shumë trajnerë e kanë adoptuar.

“Në një turne të bukur, si “Euro2020” kishte një transformim të ekzagjeruar taktik. Ata që kishin ide të qarta nga fillimi, vazhduan përpara: Italia, Spanja, Anglia, madje edhe danezët. Mancini ishte i qëndrueshëm. Por në këtë Europian magjepsja për mbrojtjen me 3 lojtarë duhet të harrohet.

Nëse vendos tre mbrojtës, unë i detyroj anësorët që të ulen poshtë dhe mesfusha shkon në inferioritet numerik. Ata që luajnë në tre kurrë nuk dominojnë. Më vjen keq që trajnerë të mëdhenj e kanë ndjekur këtë trend, duke i transformuar, ose më mirë duke i deformuar, skuadrat e tyre.

Në futboll është thelbësore që të zënë hapësirat në mesfushë. Nëse keni dy reparte të gjerë, ju mund të fusni tre lojtarë në mes dhe të dominoni edhe në gjerësi: 4-3-3, 4-4-2, 4-2-3-1, kjo varet nga lojtarët që keni. Kështu që ju kontrolloni hapësirat, distancën dhe lojën,”– është shprehur ish-sulmuesi kroat i Milanit, duke bërë publike konceptet e tij taktike për futbollin.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “la gazzetta dello sport” euro2020 ish-sulmuesi kroat i milanit zvonimir boban “la gazzetta dello sport” euro2020 ish-sulmuesi kroat i milanit zvonimir boban

Sondazh

Poll