Sport

Anglia, gati për festë! “Sweet Caroline”, himni i dytë i “Tre Luanëve”, pritet të gjëmojë në “Wembley”…

9 Korrik 2021, 14:30 Nga DOSJA

ANGLI – Edhe pse është një këngë, që përdoret për të thirrur në agim në shumë karaoke, “Sweet Caroline” një këngë e vitit 1969 e Neil Diamond, është bërë një lloj himni i dytë për Anglinë, të cilët, kanë festuar rrugëtimin e tyre të suksesshëm në finalen e Europianit: “Unë do të luaja Vindaloo”, por u mora nga instinktet e mia,” – shpjegon Tony Parry, një DJ i stadiumit “Wembley”, i cili tregon se si është bërë përsëri e famshme kjo këngë në mesin e tifozëve.

“Sweet Caroline” apo “Carolina e ëmbël” ka një traditë të gjatë të lidhur me sportet, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Skuadra e bejsbollit Boston Red Sox, e përdor atë në çdo ndeshje në shtëpi, që nga viti 1997. Thuhet, se së pari, e ka luajtur për nder të një vajze të quajtur Caroline, vajza e porsalindur e një prej lojtarëve. Kënga kishte aq shumë impact, sa që nga ajo kohë, është dëgjuar në “Fenway Park” në Boston dhe gjithashtu në stadiumin “Carolina Panthers” të NFL.

Një temë që në Angli filloi të bëhej modë në “Stamford Bridge” dhe “Villa Park” çdo herë që Chelsea dhe Aston Villa fitonin. Por melodia nuk luhet vetëm në fusha futbolli, por gjithashtu ekzekutohet edhe në ndeshje kriketi, të rrënjosura thellë në kulturën angleze. Ajo shoqëron gjithashtu, si kolonë zanore, në boks, veçanërisht në preludin e secilës përballje të Anthony Joshua, një tjetër prej ikonave të mëdha që ka Anglia.

“Sweet Caroline”, megjithatë gjëmon më mirë në “Wembley” se kudo tjetër. Një këngë që ka pushtuar njerëzit e saj, e cila përsërit korin pa pushim.

Anglia po feston. Pas fitores kundër Danimarkës, asaj i mbetet edhe një hap i fundit para se të marrë fronin. Italia pret në finale, në një ndeshje, në të cilën favorit nuk mund të jetë tjetër përveç vendasve. Me publikun në favor, ekipi i Southgate pret të dielën që të jetë në gjendje të këndojë përsëri këngën e Neil Diamond.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “sweet caroline” boston red sox chelsea dhe aston villa neil diamond “sweet caroline” boston red sox chelsea dhe aston villa neil diamond

Sondazh

Poll