Sport

“Copa America” / Kolumbia fiton ‘in extremis’ ndaj Perusë (Video)

10 Korrik 2021, 05:00 Nga DOSJA
“Copa America” / Kolumbia fiton ‘in extremis’ ndaj

BRAZIL – Në ndeshjen që u luajt për vendet 3-4 të këtij kompeticioni të rëndësishëm të futbollit në kontinentin latino-amerikan, Kolumbia fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Perusë, duke u renditur në vendin e tretë në “Copa America” dhe merituar medaljet e bronzit.

Peruja i mbylli 45 minutat e para në epërsi, pas golit të Yoton (45’). Në pjesën e dytë Kolumbia bën disa zëvendësime dhe goli i barazimit do të vinte nga Cuadrado (49’), ndërkohë që Diaz (66’) do të shënonte dhe do t’i krijonte Kolumbisë epërsinë 2-1.

Por loja nuk ka përfunduar, Lapadula (82’) do ta barazonte rezultatin në 2-2. “In extremis” në minutat shtesë të lojës, Diaz (94’) do të shënonte golin e tij të dytë personal dhe do t’i jepte fitoren 3-2 Kolumbisë, e cila u rendit në vendin e tretë dhe merituar medaljet e bronzit të “Copa America”.

Në orën 2:00 të mëngjesit të nesërm, do të luhet finalja e madhe mes Brazilit dhe Argjentinës, ku do të përcaktohet edhe fituesja e edicionit të 47-të të “Copa America”.

#CopaAmérica ?

Con una enorme actuación de Luis Díaz, @FCFSeleccionCol se subió al podio de la CONMEBOL #CopaAmérica y estas fueron las acciones más destacadas del encuentro

?? Colombia ? Perú ??#VibraElContinente #VibraOContinente pic.twitter.com/qktZ5Nbeae

— Copa América (@CopaAmerica) July 10, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport copa america cuadrado diaz edicionit të 47-të të “copa america” kolumbia lapadula perusë copa america cuadrado diaz edicionit të 47-të të “copa america” kolumbia lapadula perusë

Sondazh

Poll