Sport

“Euro2020” / Milioneri Kuipers, ai që do të vendosë drejtësi në ‘betejën’ e Wembley

9 Korrik 2021, 14:28 Nga DOSJA
“Euro2020” / Milioneri Kuipers, ai që do të vendosë

ANGLI – Bjorn Kuipers nuk është vetëm një gjyqtar i thjeshtë. Holandezi 48-vjeçar, i cili do të vërshëllejë finalen e “Euro2020” këtë të dielë mes Italisë dhe Anglisë, është një biznesmen milioner, i cili supozohet të ketë një pasuri prej 13.5 milionë euro në 2016, sipas tabloidit britanik “The Sun”.

I lindur në Oldenzaal, afër kufirit gjerman, Kuipers zotëron dhe drejton supermarketin dhe parukerinë e qytetit, me gruan e tij Marlies. Ka ekskluzivitetin e dyqanit lokal “Jumbo”, si dhe një zinxhir supermarketesh që operojnë në Holandë dhe Belgjikë.

Pra, ai është një biznesmen edhe pse ka rënë në sy gjithmonë për bilbilin. Kjo për faktin se bilbili i vjen si trashëgimi familjare. Gjyshi i tij, Andries van Leeuwen, mbajti drejtësinë në fitoren e Tottenhamit kundër Atlético de Madrid, në Kupën e Fitueseve të Kupave më 1963.

Kuipers bëri debutimin e tij profesional në vitin 2002 dhe u promovua në kategorinë e parë holandeze tri vjet më vonë. Në CV e tij përfshihen edhe dy finale, Champions League e vitit 2013 dhe 2018. Finalja e Europa League e vitit 2014, midis Real Madrid dhe Atlético, gjithashtu u zhvillua nën mbikëqyrjen e tij.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andries van leeuwen bjorn kuipers euro2020 the sun andries van leeuwen bjorn kuipers euro2020 the sun

Sondazh

Poll