Sport

“Copa America” / Finalja Brazil-Argjentinë, hapen dyert e stadiumit ‘Marakana’

10 Korrik 2021, 05:22 Nga DOSJA
“Copa America” / Finalja Brazil-Argjentinë, hapen dyert e

BRAZIL – Më në fund ka ardhur lajmi i shumëpritur nga Brazili. Në finalen e edicionit të 47-të të “Copa America”, ku do të përballen Brazil-Argjentinë, dyert e “Maracana” në Rio de Janeiro do të hapen për tifozët.

Pas kërkesave të shumta, autoritetet e Rio de Janieros, kanë pranuar që tifozët të jenë të pranishëm në këtë ndeshje në masën 10% e kapacitetit të stadiumit “Maracana”. Më saktë, më fatlumët do të jenë 5.500 persona.

Kështu 2.200 bileta janë vënë në dispozicion për tifozët argjentinas që jetojnë në Brazil, ndërsa 3.300 të tjera do të shiten për tifozët brazilianë.

Në orën 2:00 të mëngjesit të nesërm, do të luhet finalja e madhe mes Brazilit dhe Argjentinës, ku do të përcaktohet edhe fituesja e edicionit të 47-të të “Copa America”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 5.500 persona brazil argjentine copa america maracana masën 10% e kapacitetit të stadiumit “maracana” 5.500 persona brazil argjentine copa america maracana masën 10% e kapacitetit të stadiumit “maracana”

Sondazh

Poll