Bota

E shfaqur me flokë të zeza, Bebe Rexha ndan rolin e saj në film: Jam e entuziazmuar!

9 Korrik 2021, 18:50 Nga DOSJA
E shfaqur me flokë të zeza, Bebe Rexha ndan rolin e saj në film:

SHBA- Këngëtarja Bebe Rexha ka ndarë me fansat deputimin e saj në filmin e ri “Queenpins”.

Në postimin e saj në ‘Instagram’ Bebe është e entuziasmuar që ka luajtur në film krahë aktorëve të famshëm të Hollywood-it si, Vince Vaugn e Kristen Bell. Në video këngëtarja shihet me një ndryshim në pamjen e saj, duke u shfaqur me flokë të shkurtër dhe të zeza.

“Jam e entuziazmuar të shpërndajë debutimin tim në filmin Queenpins, përkrah Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn. Filmi është drejtuar dhe shkruar nga Aron Gaudet dhe Gita Paullapilly”,- ka shkruar Bebe Rexha.

 

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Filmi “Queenpins” do të shfaqet në kinema në shtator të vitit 2021.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bebe rexha kristen bell vince vaugn bebe rexha kristen bell vince vaugn

Sondazh

Poll