Bota

Vera edhe këtë vit në vendlindje! Mijëra udhëtarë drejt Kosovës, vetëm për një ditë ulen 50 aeroplanë

9 Korrik 2021, 17:20 Nga DOSJA
Vera edhe këtë vit në vendlindje! Mijëra udhëtarë

KOSOVË- Ardhjet e emigrantëve në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” tashmë kanë filluar.

Vetëm gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se do të uleshin  reth 50 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa 20 fluturime të tjera janë planifikuar deri të shtunën.

Pothujase të gjitha kompanitë kanë shtuar dukshëm linjat ajrore për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme për të udhëtuar drejt Kosovës. Por kompania zviceriane e fluturimeve ‘Chair’ është ajo që dominon pasi po zhvillon fluturime çdo ditë nga Zvicra drejt Prishtinës.

Pasi rastet e infektimit në vend janë ulur emigrantët kanë filluar të vijnë në vendlindje, pasi kujtojmë se vitin e kaluar për shkak të pandemisë shumë prej tyre hezituan të vijnë në Kosovë për shkak të Covid-19.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aeroporti adem jashari aeroporti adem jashari

Sondazh

Poll