Bota

Përballja e sportistëve serbë me ata të Kosovës, Vuçiç iu jep porosi: Ju luani, me politikën merremi ne…

9 Korrik 2021, 17:47 Nga DOSJA
Përballja e sportistëve serbë me ata të Kosovës,

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka dorëzuar sot flamurin shtetëror ekipit olimpik, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të kësaj vere. Mediat e huaja raportojnë se Vuçiç ka një porosi për sportistët e xhudos Milica Nikolic dhe Marica Perisic.

Në fjalimin e tij, Vuçiç duke falenderuar për arritjet e mëdha që kishin dhënë për vendin, u ka kërkuar sportistëve që të përballen me çdo garues, edhe nëse ata janë të Kosovës.

“Unë dua të them Milica dhe Marica, pasi që ju do të keni garues nga Kosova në garë, mos u shqetësoni. Ju do të luani, fitoni ose humbni, ne do të jemi me ju. Ne do t’ju përkrahim dhe nuk do të kërkojmë nga ju të mos dilni në podium ose të mos jeni pjesë e përballjes, Ne, politikanët, do të merremi me këtë”, -ka thënë Vuçiç në ceremoninë e sotme.

Vuçiç kujtoi se Serbia solli tre medalje nga Lojërat Olimpike në Pekin, katër nga Londra, dhe sportistët serb u kthyen nga Rio me tetë medalje.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksandar vucic lojerat olimpike marica perisic milica nikolic aleksandar vucic lojerat olimpike marica perisic milica nikolic

Sondazh

Poll