Bota

A ka jetë në planetet e tjera në univers? Presidenti i NASA-s befason me përgjigjen: Po! Mendoj se do të marrim një sinjal

9 Korrik 2021, 16:01 Nga DOSJA
A ka jetë në planetet e tjera në univers? Presidenti i NASA-s

SHBA– Bill Nelson, presidenti i Administratës Amerikane të Hapësirës dhe Aviacionit (NASA), ka bërë një deklaratë të fortë, duke u shprehur se njerëzit nuk janë të vetmit në univers.  Sipas mediave të huaja, 78-vjeçari është shprehur se ka një probabilitet shumë të lartë që në univers të ketë edhe të tjerë  duke marrë parasysh moshën e vjetër të universit.

Megjithatë ky është thjesht një mendim i tij pasi NASA ka bërë kërkime por nuk ka patur sukses për të gjetur jetë jashtë planetit Tokë

“Nëse keni një univers 13.5 miliardë vjeçar dhe shumë të madh, a ka ndonjë mundësi për një planet tjetër me një diell dhe atmosferë si jona? Për mua përgjigja në këtë pyetje është “po”. Mendoj se do të marrim një sinjal nga hapësira se ekziston jetë inteligjente. Ne jemi duke kërkuar jetë në Mars, planetë të tjerë dhe në kozmos. Ne përpiqemi të identifikojmë shenja jete në planetet me atmosferë të banueshme,”-tha ai.

Megjithatë roboti i NASA është aktualisht në Mars duke kërkuar prova të fosilizuara të jetës në planetin e kuq.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alienët bill nelson nasa alienët bill nelson nasa

Sondazh

Poll