Bota

Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen për gazsjellësin

9 Korrik 2021, 18:35 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen për

GREQI- Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan të premten në Athinë marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit mes dy shteteve. Mediat e huaja raportojnë se projekti pritet të kushtojë 110 milion euro.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshi dhe nga ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas. Ministri grek deklaroi se me marrëveshjen do të arrihen dy synime, atë të zhvillimit të ekonomisë si dhe do të bashkojë sistemet e gazit natyror të të dyja vendeve.

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme për ekonominë në tërësi dhe për konkurrencën e kompanive tona ndërsa gazi natyror do të vazhdojë edhe në tregjet në Kosovë dhe Serbi”– tha Bekteshi.

Arritja e marrëveshjeve në sfera të ndryshme, përfshirë edhe këtë për sistemin energjetik dhe gazin natyror, hap rrugën për bashkëpunime të dy vendeve fqinje.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kostas skrekas kreshnik bekteshi kostas skrekas kreshnik bekteshi

Sondazh

Poll