Bota

Tragjedi në Greqi! Vdes 13-vjeçari, iu ankua prindërve për dhimbje të forta në trup, e ëma prek me fjalët: Ta dija që i

9 Korrik 2021, 14:55 Nga DOSJA
Tragjedi në Greqi! Vdes 13-vjeçari, iu ankua prindërve për

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Larisa në Greqi ku një 13-vjeçar i quajtur Thomas Bouchlariotis, ka ndërruar jetë nga dhimbjet në bark dhe shpinë në mënyrë të papritur.

Protothema shkruan se shqetësimet e të miturit kishin ardhur pasi ai kishte zhvilluar një lojë të premten në plazhin e Platamonas. Pas lojës, ai u ankua për dhimbjet në trup dhe u dërgua me urgjencë në spital por nuk arriti të mbijetonte. 

E gjithë familja e tij është në gjendje shoku, madje nëna e 13-vjeçarit ka postuar në rrjete sociale foton e tij të fundit në plazh duke shkruar një dedikim prekës.

“Unë nuk e dija se do të ishte shëtitja jonë e fundit, përndryshe do të përqafoja edhe pak. Luaj me top atje lart me engjëjt e tjerë të vegjël dhe unë do të të shoh çdo natë. Të dua i vogli im”.

Thomas-it do t’i jepet lamtumira e fundit ditën e sotme në orën 19:00 nga kisha e shenjtë e Agioi Anargyroi. Ndërkohë që shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet, por pritet që të bëhet i ditur nga ekspertiza mjeko-ligjore.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi thomas bouchlariotis  vdes 13-vjeçari ne greqi greqi thomas bouchlariotis  vdes 13-vjeçari ne greqi

Sondazh

Poll