Bota

Pushime me 2 euro në natë! Italia bën ofertën ‘e çmendur’ për të inkurajuar turizmin

9 Korrik 2021, 14:56 Nga DOSJA
Pushime me 2 euro në natë! Italia bën ofertën ‘e

ITALI- Komuna San Mauro La Bruca në Itali, ka bërë një ofertë të pazakontë për sezonin turistik. Mediat e huaja raportojnë se qyteti i vogël ofron fjeteje për vetëm 2 euro në natë.

Strehimi është një prej gjërave më të kushtueshme të pushimeve dhe strategjia e ndjekur pritet të ketë sukses të madh. Një vend i mbuluar nga gjelbërimi, i cili edhe pse ofron vetëm një lokal dhe dy piceri frekuentohet nga shumë turistë, të cilët tashmë mund të qëndrojnë deri në 7 netë me çmimin e ofruar.

E njëjta strategji u miratua edhe për verën e kaluar. Pushimet me 2 euro u drejtohen shtetasve italianë dhe të huajve që banojnë jashtë rajonit të Campania-s.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pushime me 2 euro ne nate ne itali pushime me 2 euro ne nate ne itali

Sondazh

Poll