Bota

ANALIZA: Pse nuk e njeh Greqia pavarësinë e Kosovës? Frika që kanë se serbët do “hakmerren” me Qipron

9 Korrik 2021, 13:55 Nga DOSJA
ANALIZA: Pse nuk e njeh Greqia pavarësinë e Kosovës? Frika

GREQIMedia greke “City Times” ka shkruar ditën e sotme rreth mundësisë së njohjes së Kosovës së Greqisë, duke theksuar se elementi që mund ta friksojë Athinën për të ndërmarrë këtë veprim është hakmarrja e mundshme e Serbisë për çështjen e Qipros.

City Times ka shkruar se pas deklaratës së Dendias-it u ndez ‘zjarr’ rreth çështjes së njohjes së pavarësisë. Analisti grek Efthymios Petrou e ka komentuar veprimin e Dendiasit duke thënë se ai e ka lënë një çështje të hapur njohjen e pavarësisë së Kosovës.

ARTIKULLI I PLOTË:

“Zjarre” u ndezën pas një deklarate të paqartë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, rreth Kosovës, i cili deklaroi se pozicioni i Greqisë për statusin e njohjes nuk ka ndryshuar. Ndonëse pozicioni ynë për statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar, ne mbajmë qëndrim konstruktiv dhe e përkrahim dialogun Beograd – Prishtinë. Pasi nuk është refuzuar pa mëdyshje nga z.Denias, mundësia e njohjes mbetet e hapur. Unë nuk e përjashtoj. Që nga shpallja e pavarësisë më 2008, anëtarësimi në NATO ka qenë një nga prioritetet kryesore të Kosovës. “Gjemb” mbetet fakti se katër vende anëtare të NATO-s, përfshirë Greqinë, nuk e njohin Kosovën dhe sepse dialogu mes Serbisë e Kosovës nuk ka shënuar progres. Nëse nuk ka dobi për Greqinë që ta njohë Kosovën, sepse atëherë do t’u jepte fund raporteve miqësore me Serbinë. Nëse vazhdon me njohje, atëherë ka shumë gjasë që Serbia do ta njohë pseudo-shtetin e Qipros si hakmarrje.

Albin Kurti ka zhvilluar një takim ditën e djeshme me homologun e tij grek Nikos Dendias ku kryeministri i Kosovës falenderoi Mitsotakis për mbështetjen që i ka ofruar, sidomos me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët.Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për shtimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike Kosovë-Greqi. Por ende duket se nuk ka asnjë sinjal jeshil për njohjen e Kosovës nga Greqia.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti nikos dendias njohja e kosoves nga greqia albin kurti nikos dendias njohja e kosoves nga greqia

Sondazh

Poll