OBSH reagon pas kërkesës së Pfizer: Nuk ka të dhëna që tregojnë nevojën e një doze të tretë
9 Korrik 2021, 11:33Nga DOSJA
SHBA– Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar ditën e sotme në lidhje me kërkesën kompanisë Pfizer per miratimin e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19.
Reutersraporton se OBSH ka bërë një deklaratë ku ka njoftuar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme të cilat tregojnë se nevojitet një dozë e tretë e kësj vaksine.
“Ne nuk e dimë nëse vaksinat përforcuese do të jenë të nevojshme për të ruajtur mbrojtjen kundër COVID-19 derisa të mblidhen të dhëna shtesë, por pyetja është duke u shqyrtuar nga studiuesit. Ka të dhëna të kufizuara në dispozicion për sa kohë zgjat mbrojtja nga dozat aktuale të vaksinave COVID-19 dhe nëse një dozë shtesë përforcuese do të ishte e dobishme dhe për kë” tha OBSH.
Gjithashtu OBSH thekson se të dhënat mbi kohëzgjatjen e mbrojtjes pas marrjes së të dyja dozave të vaksinës, por edhe nëse një dozë përforcuese do të ishte e dobishme dhe për cilat grupmosha nuk janë të mjaftueshme.
Ky reagim i OBSH-së ka ardhur vetëm disa orë pasi Pfizer tha se do i kërkone nga rregullatorët e SHBA-së miratimin e një doze të trete të vaksinës, për shkak të rrezikut të riinfektimit gjashtë muaj pas vaksinimit duke marrë parasysh përhapjen e variantit Delta.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BOTSVANA– Muajin e kaluar është gjendur një nga diamantët më të medhenj në botë në Botsvana, në Afrikë, i cili ishte 1.174 karat.CNN shkruan se ky është diamant...
SHBA– Dy javë pas shembjes së ndërtesës masive përgjatë bregdetit të Miamit, punëtorët e shpëtimit po humbin shpresat për të gjetur të mbijetuar.Numri i t...
AFGANISTAN– Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët kanë marrë nën kontroll një vendkalim të madh kufitar midis Afganistanit dhe Iranit.Disa pamje të p...
SERBI-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë, Djordje Miliçeviq ka thënë sot se deputetët boshnjakë të Sanxhakut dhe deputetët e ...
AUSTRALI– Rikthehet bllokimi total në Sidney të Australisë ku rreth 5 milion banorë nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre pa patur ndonjë arsye të ‘...
SUEDI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi ku një aeroplan i vogël, i cili mbante parashutistë është rrëzuar mbrëmjen e djeshme duke lënë të vdekur 9 persona...
SHBA– Numri i të vdekurve nga vala e nxehtësisë që goditi paqësorin amerikan në veri-perëndim javën e kaluar është rritur në gati 200, me autoritetet shëndetëso...