Bota

Ambasadori gjerman përkrah kthimin e të zhvendosurve në Kosovë, Rohde: Vendimi për t’u kthyer në shtëpi është një e

9 Korrik 2021, 11:46 Nga DOSJA
Ambasadori gjerman përkrah kthimin e të zhvendosurve në

KOSOVË– Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se e drejta për t’u kthyer në shtëpi është e drejtë themelore e njeriut.

Ne e kemi përkrahur kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë për shumë vjet. E drejta për t’u kthyer në shtëpinë tënde është një e drejtë themelore e njeriut! Besoj fuqishëm se këto vendime personale kanë nevojë për përkrahje të plotë dhe të papolitizuar nga të gjitha degët e qeverisë dhe nga të gjitha komunitetet e përfshira”, shkroi Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

Megjithëse ai nuk përmendi rast konkret, ky postim vjen pak ditë pasi një shtetasja serbe, Dragica Gasic po përpiqet që të kthehet në Gjakovë. Veprimi i saj ka nxitur reagime të shumta nga familjarët e të zhdukurve shqiptarë, sidomos nga nënat gjakovare.

We’ve been supporting the return of displaced persons to Kosovo for many years. The right to return to your home is a basic human right! I feel strongly that these personal decisions need full and unpoliticised support by all branches of government and all communities involved

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 9, 2021

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se më 6 korrik ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të këtij qyteti në lidhje me anulimin e kontratës për dhënien me qira të banesës ku po synon të kthehet Gasic.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi dragica gasic jorn rohde kthimi i serbeve ne kosove dialogu kosove-serbi dragica gasic jorn rohde kthimi i serbeve ne kosove

Sondazh

Poll