Bota

Nga nesër nis aplikimi i diasporës së Kosovës për të votuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Tetor

9 Korrik 2021, 11:38 Nga DOSJA
Nga nesër nis aplikimi i diasporës së Kosovës për

KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka vendosur ditën e sotme se duke filluar nga e shtuna do të fillojë aplikimi për regjistrimin e votuesve të diasporës për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 Tetor.

Lajmin e bëri të ditur shefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së, e cila po vazhdon me tensione për shkak të mospajtimit të anëtarëve të KQZ-së.

Në një vendim të mëparshëm të KQZ-së, diaspora e Kosovës ka të drejt 1 muaj për të votuar për zgjedhjet lokale, nga 15 shtatori në 15 tetor.  Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në 17 tetor. Mbajtja e zgjedhjeve pritet që t’i kushtojë shtetit rreth 7.8 milion euro.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora burim ahmetaj diaspora ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove burim ahmetaj diaspora ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll