Bota

New York-u goditet nga stuhia ‘Elsa’/ Uji ‘pushton’ çdo pjesë të vendit, ndërprerja e energjisë elektrike shkakton

9 Korrik 2021, 12:24 Nga DOSJA
New York-u goditet nga stuhia ‘Elsa’/ Uji ‘pushton’

SHBA– New York është përmbytur nga erërat e forta dhe shiu i papushueshëm duke shkaktuar problematika të shumta.

New York Times raporton se stuhia e quajtur ‘Elsa’ ka pushtuar shtëpi, dyqane, stacione autobusësh e makina duke e bërë gjendjen dramatike.

Një nga problematikat më të mëdha të qytetarëve është ndërprerja e energjisë elektrike në një sipërfaqe të madhe toke, duke shkaktuar panik te banorët. Megjithëse dëmet që ka shkaktuar stuhia dhe era e fort në “Qytetin që nuk fle kurrë”, asnjë jetë njerëzore nuk është humbur si pasojë e fenomeneve të natyrës.

Paralajmërimet për stuhi tropikale ishin në fuqi të Premten herët përgjatë pjesëve të Bregut Lindor deri në veri të Massachusetts. Elsa pritej të dobësohej në një ciklon post-tropikal nw mbrwmjen e sotme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytet new york stuhia elsa permbytet new york stuhia elsa

Sondazh

Poll