Bota

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete dhe tetë raste të reja në 24 orët e fundit

9 Korrik 2021, 13:23 Nga DOSJA
Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete dhe tetë

KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka patur asnjë humbje jete dhe janë shënuar 8 raste të reja pozitive me Covid-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë e 353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i IKSHPK;

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,422. Raste aktive mbeten 149. Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës. Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid kosove covid kosove bilanci i covid kosove covid kosove

Sondazh

Poll