Bota

Dubai krijon atraksionin e ri rekord: Krijon qytetin gjigand nënujor brenda pishinës më të thellë në botë

9 Korrik 2021, 12:49 Nga DOSJA
Dubai krijon atraksionin e ri rekord: Krijon qytetin gjigand nënujor brenda

DUBAI– Një atraksion i ri rekord është hapur në Dubai, i cili ka pishinën më të thellë të zhytjes në botë prej 60 metrash.

Pishina Deep Dive Dubai është e mbushur me 14 milion litra ujë të freskët – vëllimi i gjashtë pishinave me madhësi Olimpike, dhe është të paktën katër herë më i madh se çdo pishinë tjetër në botë. Guinness i dha titullin “Pishina më e thellë për zhytje” më 27 qershor.

Ambjenti i pishinës është i hapur aktualisht vetëm për personat e ftuar por me vonë do të hapet edhe për publikun. Temperatura e ujit mbahet në 30 gradë Celsius, një temperaturë e rehatshme për të veshur një rrobë të hollë ose rroba banje.

Kompleksi i zhytjes gjithashtu ka një restorant të pajisur me dritare të mëdha dhe ekrane TV, duke lejuar familjet dhe miqtë jo zhytës të shikojnë nga toka e thatë. Pishina e brendshme është e vendosur brenda një strukture në formë gocë deti 1,500 metra katrorë, një shenjë për historinë e Emirateve të Bashkuara Arabe si një komb i zhytjes për kërkimin e perlave.

Rreth 56 kamera janë instaluar rreth pishinës për të garantuar sigurinë e zhytësve në çdo cep. Ai gjithashtu ka dhomën hiperbarike më të përparuar të rajonit – me një kapacitet prej 12 personash, në rast emergjence.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota deep dive dubai dubai pishina ne dubai deep dive dubai dubai pishina ne dubai

Sondazh

Poll