Politike

‘Vonesa është e PATOLERUESHME’/ Rama: Arsyeja e takimit është për regjistrimin e tokave bujqësore, vetëm 9 Bashki e d

9 Korrik 2021, 10:40 Nga DOSJA
‘Vonesa është e PATOLERUESHME’/ Rama: Arsyeja e takimit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë kryebashkiakëve të vendit, se takimi i ditës së sotme, lidhej me regjistrimin e tokës bujqësore. Ai u shpreh se vonesat që Bashkitë po bëjnë është e patolerueshme e se duhen dorëzuar të gjitha dokumentet në Kadastër. Sipas Ramës, janë vetëm 9 Bashki që e zbatojnë këtë rregull ndërsa të tjerat jo.


‘Arsyeja e këtij takimi është ndryshimi në lidhje me regjistrimin për tokën bujqësore. Ajo që PS dhe unë nuk do pranojmë është kostoja. Del dhe tepron ajo që keni pasur deri më sot. Vonesa është e patolerueshme, janë bërë të gjitha ato që mund të bëheshin që ky proces të përfundojë brenda mandatit të tretë. Regjistrimi i tokave bujqësore është një sfidë historike. Tani duhet bërë! Ligji i ri që është pjesë e këtyre përpjekjeve e ka përmbledhur të gjithë arkivat, në një vend në Kadastër. Po ky proces nuk mund të kryhet nëse nuk dorëzohen të gjitha në Kadastër. Pasi pranë këtyre institucioneve janë depozituar për 30 vjet këto dokumente. Akoma sot nuk po mblidhet në Kadastër. Agjensia iu është drejtuar 2 herë, në 2020 dhe në 2021. 18% e bashkive e kanë kryer përgjithesisht dhe pjesërisht këtë detyre, vetëm 9 bashki e kanë dorëzuar dokumentacion, ndërsa të tjerat nuk kanë dhënë asnjë shenjë që po merren me këtë punë.’- tha Rama.

VIDEO/ Rama mbledh krerët e bashkive: PS s’është zyrë avokatie, Tushe, i përjashtuar edhe nga Partia. Mos luani me zjarrin, çdo tender me negociim do të kalojë në SPAK, para ligjit jeni vetëm!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama mbledh kryebashkiaket edi rama rama mbledh kryebashkiaket

Sondazh

Poll