‘Merrni sa më shpejt një laps në dorë dhe studioni!’/ Rama prezanton paketën e prokurimeve publike: Sapo ka hyrë në f
9 Korrik 2021, 10:20Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ditën e sotme ka hyrë në fuqi paketa e re ligjore në fushën e prokurimit publik. Përballë kryebashkiakëve, Rama kërkoi nga ata që të mbanin shënime në lidhje me të gjitha problematikat që kanë hasur Bashkitë në periudhën 2020-2021 në lidhje me prokurimin publik.
Ai paralajmëroi kryebashkiakët që të mos luajnë me zjarrin pasi do të bëhet akoma dhe më shumë përvëlues.
FJALA E RAMËS:
Prokurimet publike. Kërkoj vëmendjent tuaj të plotë dhe vëmendjen tuaj për të garantuar cilësi dhe shpejtësi në prokurimet publike. Nuk po iu hy sot fakteve dhe shifrave se sa shumë është përmirësuar sistemi. Po duke qënë se pakënaqësia është që nga dita e parë nga jeta ime publike dhe do jetë e tillë dhe deri në ditën e fundit, dhe për prokurimet publike kam kërkuar reformimin e metejshëm, për ta reformuar. Është miratuar dhe sapo ka hyrë në fuqi paketa e re ligjore në fushën e prokurimit publik. Krijon premisa optimale, si dhe duke marrë në konsideratë gjetjet nga organizmat ndërkombëtare. Duke adresuar problematikat e hasura, paketa e re synon te rrisë integritetin e makinerisë shtetërore. Si dhe mbështet fuqizimin e mekanizmat monitorues dhe ndëshkues. Ju ftoj të merrni sa më shpejt një laps në dorë dhe ta studioni këtë paketë. Ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos përziheni në proceset, e prokurimit, të mos përfshiheni në favorizimet, të mos luani me një zjarr që po bëhet gjihtnjë e më shumë përvëlues. Ja problematikat kryesore të bashkive tuaja për periudhën 2020-2021: Janë asistuar agjensia e prokurorimit 1275 procedura. Asistenca e p.p është asistenc publike që i vjen në ndihme cdo kontraktori që ka tru për tëvepruar, sy per të lexuar. Ndër procedurat, 88.5% e procedurave ka rezultuar me problematika, në hartimin e kritereve, ndaj bashkive iu janë derguar rekomandime precize. 52,.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë progres. Tani është fakt botërisht i njohur , apo shqip qepja me dorë e kostumit të tenderit si me porosi e dëmton konkurencën e operatorëve ekonomik. Është një teknik grabiqare, e shëmtuar dhe përjshtuese. Nga shqyrtimi i të dhënave, që janë asistuar, për periudhën janar-prill, në 2021 dhe 2020 rezulton se mesatarja e numrit të ofertave është vetëm 2.1% nga ana tjetër.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu kërkoi kryebashkiakëve të Partisë Socialiste që ti “vendosin gishtin kokës”. Rama iu dha përgjigje edhe kritikëve që dje pas ta...
TIRANË- Pas Policisë së Shtetit, radhën e kishin kryetarët e Bashkive për të marrë edhe ata “dozën” e tyre të pakënaqësive që kryeministri Edi Rama ka me t...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka vendosur shkarkimin por edhe përjashtimin nga partia të kryetarit të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, i arrestuar ...
TIRANË– Ditën e sotme kanë nisur fluturimet e para nga aeroporti i Kukësit. Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të kryhet nga kompania ajrore zvice...
TIRANË– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet bypass-in e Vlorës, një javë para hapjes për qarkullimin ...
TIRANË– Një denoncim i ka mbërritur ish-kryeministrit Sali Berisha në ‘Facebook’. Në denoncim shkruhet se doktoresha Najada Çomo merr në telefon inf...