Politike

Rama mbledh krerët e bashkive: PS s’është zyrë avokatie, Tushe, i përjashtuar edhe nga Partia. Mos luani me zjarrin, çdo

9 Korrik 2021, 08:41 Nga DOSJA
Rama mbledh krerët e bashkive: PS s’është zyrë

TIRANË- Pas Policisë së Shtetit, radhën e kishin kryetarët e Bashkive për të marrë edhe ata “dozën” e tyre të pakënaqësive që kryeministri Edi Rama ka me ta. Në një mbledhje urgjente, që u zhvillua 3 ditë pas arrestimit të Fatos Tushes, Rama foli për vetëm për procedurat e tenderimit. E nisi fjalën e tij duke sqaruar se Fatos Tushe nuk do të jetë më pjesë as e Partisë Socialiste, gjatë procesit të tij në SPAK. “PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por është fuqia e votuar nga populli për t’i shërbyer Shqipërisë dhe qytetarëve, jo të pandehurve, as të akuzuarve në radhët e veta.”,-tha Rama, ndërsa nuk harroi që për disa herë radhazi në fjalën e tij, të komentonte veprimtarinë e Fatos Tushes. 


Kryeministri iu tha të zgjedhurve të tij, se duhet një përkushtim i madh në punën e tyre, bashkuar mandatit të tretë. “Ju kam thirrur se duhet të dini ti vini mirë gishtin kokës. Mandati ynë i tretë kërkon përkushtim të trefishtë.”-tha Rama. 

Përpara se të vijonte me shtjellimin e pakënaqësive, Rama iu kërkoi kryebashkiakëve të mos përfshihen në prokurime. “Ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos përziheni në proceset, e prokurimit, të mos përfshiheni në favorizimet, të mos luani me një zjarr që po bëhet gjithnjë e më shumë përvëlues.”-tha ai.

Kryeministri tha se çdo tender me procedurë me negociim nuk është i pëlqyer për qeverinë dhe se çdo procedurë e tillë do të kalojë për verifikim nga APP dhe se do të jenë vartësit e tij, që do të denoncojnë në SPAK, çdo shkelje.  

“Planifikim në kohë për të shmangur procedurën me negocim. Prej disa vitesh në qeveri, ne e kemi hequr këtë kancer. Çdo përdorim i kësaj teknike i dyshimtë do t’i dërgohet SPAK. Çdo procedurë me negociim do ti nënshtrohet verifikimit.”-tha Rama. 

Teksa po fliste sërish për Fatos Tushen dhe abuzimin e tij me detyrën, Rama tha se shembulli i punës nuk e ka drejtuar bashkinë e Lushnjes. Edhe pse nuk dha një sqarim se pse qeveria dhe ai vetë nuk kishin ndërhyrë më herët, ai tha se “ kështu që njerëzit i keni, mjetet i keni, por kur i ke mjetet për të pastruar kanalet nga qeveria, dhe bën tendera, patjetër që nuk të dalin lekët dhe hyn në burg.”

Kryeministri e mbylli fjalën e tij me një paralajmërim se përpara ligjit do të shkojnë vetë, secili, çdo kryebashkiak apo vartës i tij, ndërkohë që në këtë mbledhje spikati mungesa e Erion Veliajt dhe Dritan Lelit. Të kenë patur angazhime më me rëndësi?

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arrestimi i fatos tushes dritan leli edi rama mbledhja e rames me kryebashkiaket arrestimi i fatos tushes dritan leli edi rama mbledhja e rames me kryebashkiaket

Sondazh

Poll