Rama i prerë: Asnjë bashki të mos japë tendera me procedurë me negociim, do t’ju denoncojmë në SPAK, para trupës Speci
9 Korrik 2021, 10:29Nga DOSJA
TIRANE– Kryeministri Edi Rama i paralajmëroi kryetarët e bashkive se do të denoncohet në SPAK, çdo punonjës i kapur në shkelje në procedurat e tenderave që jepen nga autoritetet kontraktuale. Rama ndaloi procedurën e dhënies së tenderave me negociim, ndërsa deklaroi se çdo tender i dhënë me këtë procedurë, do të verifikohet, do të raportohet dhe do të çohet në SPAK. Kryeministri nuk iu la pa kujtuar kryetarëve të bashkive se para ligjit, do të shkojnë vetëm dhe do të përballen edhe me trupën speciale, të vetëm.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Dua t’ju informoj se do të kalohet pa ngurrim nga ana jonë nga dënimet me gjobë në denoncimet në SPAK, në çdo rast kur shkeljet e gjetura bëjnë dyshim të arsyeshëm për tender korruptiv dhe kushdoqoftë prej jush, por jo unë dhe PS që do të shkojë para SPAK dhe trupës speciale për të dhënë shpjegime. Problematikat kryesore që duhen adresuar janë këto. E para, rritja e menjëhershme e konkurrencës. Pjesëmarrja e operatorëve duhet të jetë e lartë, rritja e përgjegjëshmërisë dhe integritetit e autoriteteve në zhvillim e planifikim procedurash.
Planifikim në kohë për të shmangur procedurën me negocim. Prej disa vitesh në qeveri, ne e kemi hequr këtë kancer. Çdo përdorim i kësaj teknike i dyshimtë do t’i dërgohet SPAK. Çdo procedurë me negociim do ti nënshtrohet verifikimit. E pesta, ose paranteza…
Për këtë do të keni asistencën e APP në 24 orë, por bashkitë duhet të reagojnë ndaj rekomandimeve të APP, se mosreagimi fare që gjithë ky ekip shkruan letra të mbyllura që bien në det, ose mosargumentimi përpse është vendosur ashtu, jo vetëm që do të raportohet në mënyrë sistematike dhe do të dërgohet për hetim në SPAK. Autoritetet kontraktore duhet të monitorojnë sjelljen e operatorëve ekonomikë, ofertimet fiktive, dhe të marrin masa. Kështu thotë paketa se them unë. PSh në APP si dhe kur është rasti, ti çoni ju në Prokurori. Autoritetet duhet të rrisin përgjegjshmërinë në zbatimin e kontratave, se kur lidhet dhe zbatohet keq kontrata, bëhet e gjithë procedura … sado e mirë të ketë qenë.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ditën e sotme ka hyrë në fuqi paketa e re ligjore në fushën e prokurimit publik. Përballë kryebashkiakëve, R...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu kërkoi kryebashkiakëve të Partisë Socialiste që ti “vendosin gishtin kokës”. Rama iu dha përgjigje edhe kritikëve që dje pas ta...
TIRANË- Pas Policisë së Shtetit, radhën e kishin kryetarët e Bashkive për të marrë edhe ata “dozën” e tyre të pakënaqësive që kryeministri Edi Rama ka me t...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka vendosur shkarkimin por edhe përjashtimin nga partia të kryetarit të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, i arrestuar ...
TIRANË– Ditën e sotme kanë nisur fluturimet e para nga aeroporti i Kukësit. Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të kryhet nga kompania ajrore zvice...
TIRANË– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet bypass-in e Vlorës, një javë para hapjes për qarkullimin ...