Politike

Misteri i deputetit në dosjen e SPAK/ Gazetari Rusta: S’është Braçe ai që përmendet, e dinë mirë qytetarët

8 Korrik 2021, 21:18 Nga DOSJA
Misteri i deputetit në dosjen e SPAK/ Gazetari Rusta:

TIRANË– Gazetari Arsen Rusta tha se personi që përmendet si “B” në dosjen e Lushnjes, nuk është zv.kryeministri Erion Braçe. I ftuar në emisionin “Shqip”, ai tha se bëhet fjalë për dosjen e Ibrahim Lamit, të cilin shkurt e thërrasin “Braçe”. Ai shtoi se politikani i lartë i përmendur në dosje, nuk është më pjesë e hetimit, pasi çështja ndaj tij është pushuar.

PJESË NGA BISEDA:

Gazetari Rusta: Nuk është Braçe deputeti që përmendet

Rusta: Në fakt një dosje quhet “Braçe”, është ajo e Ibrahim Lamit që shumica e thërrasin Braçe. Jo për të kundërshtuar Berishën, por për rastin në fjalë nuk bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Braçe. Është një tjetër politikan i lartë, të cilit iu pushua çështja për arsye të tjera, jo politike.

Sepse ka vdekur?

Rusta: Nuk dua të flas më shumë, do dalë emri gjithsesi, qytetarët e dinë. Po të lexosh komentet e qytetarëve, ata e kanë treguar kush është. Qytetarët ndonjëherë dinë më shumë se gazetarët dhe se prokurorët.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arsen rusta spak ne lushnje arsen rusta spak ne lushnje

Sondazh

Poll

Politike 8 Korrik 2021, 11:18

TIRANË– Avokati i ‘Mc Donalds’ dhe i ‘Las Vegas Cazino’ ishte një nga aplikantët e nismës së prezantuar nga kryeministri Edi Rama ‘Gati për Shqipërinë’. Er...