Politike

‘Ju jeni shok shoqe dhe miq të mi’/ Rama PARALAJMËRON kryebashkiakët: Vija ndarëse mes nesh po bëhet më e kuqe, do sku

9 Korrik 2021, 10:34 Nga DOSJA
‘Ju jeni shok shoqe dhe miq të mi’/ Rama PARALAJMËRON

TIRANË– Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë kryebashkiakët që të ndajnë miqësinë me punën. Rama iu drejtua ditën e sotme të gjithë të pranishmëve në takim, se janë miq dhe shokë, mirëpo duhet vendosur vija ndarëse mes miqësisë dhe akteve që secili ka bërë ndaj popullit.


‘ Puna juaj, do të matet me rezultate. Rezultatet duhet te jene: Vlera e kursyer në arkën e bashkisë, kufizimi drastik me procedura pa shpallje, realizimi i kontratave dhe disa të tjera që pasojnë. Për sa më sipër, ju kërkoj me këmbëngulje përpara se të jetë vonë, përvetësimin nga ana juaj në teori dhe praktik si dhe vetëdijësimin tuaj për pasojat që do të vijnë në rast mos repektimi. Roli që duhet të merrni në perceptimin, është sa themelor aq dhe i panegociushëm me PS, qeverinë dhe mua personalisht. Ju jeni shok shoqe dhe miq të mi. Por vija ndarëse mes miqësisë e shfaqjeve dhe akteve që secili prej nesh ka marrë nga populli do vijë duke u bërë gjithnjë më e kuqe dhe do skuqet deri në përvëlim, deri në fund të mandatit të PS.’- tha Rama.

VIDEO/ Rama mbledh krerët e bashkive: PS s’është zyrë avokatie, Tushe, i përjashtuar edhe nga Partia. Mos luani me zjarrin, çdo tender me negociim do të kalojë në SPAK, para ligjit jeni vetëm!

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama mbledh kryebashkiaket edi rama rama mbledh kryebashkiaket

Sondazh

Poll