Rama përjashton nga partia ish-kryebashkiakun Fatos Tushe: PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve të drejtësisë
9 Korrik 2021, 10:05Nga DOSJA
TIRANE– Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka vendosur shkarkimin por edhe përjashtimin nga partia të kryetarit të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, i arrestuar tashmë nga SPAK për korrupsion. Rama tha se PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Ju kam thirrur për një shkak dhe për 2 arsye themelore në lidhje me punën tuaj. Shkaku që e afroi në kohë këtë takim është arrestimi i kreut të Bashkisë Lushnje dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, i akuzuar nga SPAK për korrupsion.
Ky është rasti për t’iu përsëritur juve dhe gjithë të tjerëve, që kanë marrë apo do të marrin besimin e shumicës sonë të mandatuar për të tretën herë rresht nga populli si forcë qeverisëse, se PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por është fuqia e votuar nga populli për t’i shërbyer Shqipërisë dhe qytetarëve, jo të pandehurve, as të akuzuarve në radhët e veta.
Korrupsioni, ryshfeti, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, janë e zeza, errësira, llumi me të cilin ne duhet dhe do të përballemi, për të ndërtuar shtetin e të drejtës, të refuzojmë çdo lloj mbrojtjeje dhe të udhëheqim popullin drejt majës, ku duhet ta ngjisim dhe do ta ngjisim Shqipërinë.
Kryetari i bashkisë së Lushnjës do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga PS, masa që do të vijojnë deri në fund të procesit të tij ligjor. Kush luan me taksat, kush fut duart në xhepat e shqiptarëve, është thjesht i vetëm me avokatin e vet personal përballë drejtësisë.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ditën e sotme kanë nisur fluturimet e para nga aeroporti i Kukësit. Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të kryhet nga kompania ajrore zvice...
TIRANË– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet bypass-in e Vlorës, një javë para hapjes për qarkullimin ...
TIRANË– Një denoncim i ka mbërritur ish-kryeministrit Sali Berisha në ‘Facebook’. Në denoncim shkruhet se doktoresha Najada Çomo merr në telefon inf...
“Nga Bitaj ne skaj te njesise Kolonje ne bashkine Lushnje, per 5 kilometra me radhe deri ne Pirre te njesise Bubullime! Mijera hektare ne Myzeqe kullojne ne ket...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka bërë një shkrim lidhur me akuzat e fundit të kryeministrit Edi Rama lidhur me Policinë e Shtetit. Sot, Rama kërkoi vëmendje...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një shkrim në profilin e tij në “Facebook”, ku shkruan se Policia e Shtetit është e lidhur me botën e kr...