Politike

Fluturimet nga aeroporti i Kukësit, Rama: Hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë

9 Korrik 2021, 07:13 Nga DOSJA
Fluturimet nga aeroporti i Kukësit, Rama: Hapet porta e dytë e qiellit

TIRANË– Ditën e sotme kanë nisur fluturimet e para nga aeroporti i Kukësit. Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të kryhet nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Lajmin për nisjen e fluturimeve e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

POSTIMI:

‘Miremengjes dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë.’-shkruan Rama.

Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës fluturimi i parë do të jetë 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 franga zviceriane.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama hapet aeroporti i kukesit edi rama hapet aeroporti i kukesit

Sondazh

Poll

Politike 8 Korrik 2021, 11:18

TIRANË– Avokati i ‘Mc Donalds’ dhe i ‘Las Vegas Cazino’ ishte një nga aplikantët e nismës së prezantuar nga kryeministri Edi Rama ‘Gati për Shqipërinë’. Er...