Aktualitet

Marrëveshja me Shqipërinë! Sekretarja britanike përshpejton procedurat për dëbimin nga Britania, nënshkruan marrëveshjen

9 Korrik 2021, 08:43 Nga DOSJA
Marrëveshja me Shqipërinë! Sekretarja britanike përshpejton

BRITANI-Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel ka nënshkruar një marrëveshje për të kthyer në vendet përkatëse personat që kërkojnë azil, ata që janë proceduar për krime. Kjo marrëveshje prek dhe shumë shqiptarë të cilët tentojnë që të shkojnë në Angli për një jetë më të mirë.

Marrëveshja e re do të lejojë Britaninë të dëbojë kriminelët e huaj dhe emigrantët e paligjshëm më lehtë.

“Unë nuk kërkoj falje për heqjen e kriminelëve të huaj të rrezikshëm për të mbrojtur popullin britanik dhe deri më tani, më shumë se 1.000 kriminelë të huaj janë deportuar, me më shumë që janë larguar çdo javë.” -shtoi ajo.

Sipas mediave britanike, kriminelët shqiptarë kanë qenë të lidhur me tregtinë e drogës në MB dhe thuhet se kanë marrë kontrollin e shumë tregjeve të kokainës.

Unë jam e vendosur të rregulloj sistemin tonë të imigracionit, të ndaloj hyrjen e paligjshme dhe të heq ato që nuk kanë të drejtë të jenë në MB sa më shpejt të jetë e mundur. Plani ynë i Ri për Imigracionin, së bashku me këtë marrëveshje të re, do të përshpejtojë largimin e shtetasve shqiptarë të cilët kanë kryer krime në Mbretërinë e Bashkuar dhe tejkaluan mirëpritjen e tyre.’‘-tha ajo.

Qeveria ka larguar 254 të dënuar shqiptarë nga Britania, si dhe 85 shtetas të tjerë shqiptarë pa të drejtë leje qëndrimi.

Në rastet që përfshijnë përdorimin e një anijeje kur qëllimi i vetëm është që të përgjohet nga Forca Kufitare në det dhe të futet në port për të bërë kërkesa për azil, asnjë shkelje e ligjit të imigracionit nuk do të ndodhë ”- ka shtuar më tej ajo.

Gjatë një vizite dy-ditore në Tiranë, Patel diskutoi mbi trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar të kryer nga bandat në rajon. Ajo gjithashtu u takua me kryeministrin, Edi Rama dhe mirëpriti bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Britanisë dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit.

Ndërkohë, Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës zbuloi dje se migrantët që drejtojnë gomone nëpër Kanalin Anglez me qëllimin e vetëm për të kërkuar azil nuk do të ndiqen më penalisht.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama marreveshja per deportim me britanine priti patel edi rama marreveshja per deportim me britanine priti patel

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 08:33

TIRANË- Që prej goditjes së grupit “Shpirti”, në kryeqytet po vlon ‘legjenda’ se SPAK po punon dhe se Prokuroria e Posaçme e...