Aktualitet

Zjarr në Vermosh! Flakët ‘zaptojnë’ sipërfaqen pyjore, favorizohen nga era, zjarrfikësja po punon për shuarjen e tij

9 Korrik 2021, 08:21 Nga DOSJA
Zjarr në Vermosh! Flakët ‘zaptojnë’ sipërfaqen

SHKODËR– Zona e pikës kufitare të Gerçanit, në Vermosh është ‘pushtuar’ nga zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Zjarri ka prekur shkurret, dhe pyjet që janë në afërsi. Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi pasi janë të favorizuara nga era.


Komandanti i Repartit të Zjarrfikësve në Koplik, Besnik Hasa, tha se janë dërguar në Vermosh një zjarrfikëse dhe pesë efektivë të repartit.

Situata në zonë është alarmante pasi zjarri po vijon prej 24 orësh.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne shkoder zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll