Aktualitet

BISEDAT telefonike për lotari dhe baste sportive e ‘fundosën’/ Arrestohet dy persona në Fier, përshtatën lokalin për v

9 Korrik 2021, 08:32 Nga DOSJA
BISEDAT telefonike për lotari dhe baste sportive e

FIER– Dy persona kanë rënë në pranga në Fier, pasi kanë ushtruar veprimtarinë e jashtligjshme të lojërave të fatit. Në pranga ka përfunduar 46-vjeçari me incialet A.E, pasi iu janë kapur disa biseda me persona të ndryshëm në lidhje me lotari dhe baste sportive.

Po ashtu, në pranga ka përfunduar dhe një 22-vjeçar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, iu gjetën pajisje që dyshohen se përdoren për vendosjen e basteve sportive.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. E., 46 vjeç, banues në Mallakastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të tij, në disa celularë janë konstatuar biseda me shtetas të ndryshëm, për lotari dhe baste sportive. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier filloi procedimi penal për shtetasin L. S., 22 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, iu gjetën pajisje që dyshohen se përdoren për vendosjen e basteve sportive.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet veprimtaria e lojerave te fatit veprimtaria e lojerave te fatit

Sondazh

Poll