Sport

Messi favorit për “Topin e Artë”, por duhet të bëjë kujdes nga Jorginho,performancat e mesfushorit frikësojnë

8 Korrik 2021, 18:33 Nga DOSJA
Messi favorit për “Topin e Artë”, por duhet të

EUROPË-Lionel Messi mund të jetë favorit për të fituar “Topin e Artë” në vitin 2021, por ish-trajneri i Chelseat Maurizio Sarri beson se Jorginho është një nga konkurentët më të fortë për të arritur te trofeu individual.

Jorginho, 29 vjeç, pjesë e Chelsea-t ndihmoi skuadrën londineze të fitonin Champions League dhe të përfundonin sezonin në katër vendet e para në Premier League.Dirigjenti i mesfushës ka qenë po aq mbresëlënës në paraqitjet me Italinë, duke ndihmuar të kaltrit të preknin finalen e Euro 2020.

“Nëse Italia do të fitonte Kampionatin Evropian, është e qartë se ai do të bëhej pretendenti kryesor për “Topin e Artë”, tha Sarri.”Ai është një lojtar i rafinuar, inteligjent saqë bën që gjithçka të duket e lehtë, Kjo është madhështia e tij.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport jorginho messi topi i arte jorginho messi topi i arte

Sondazh

Poll