Von der Leyen: BE-ja nuk do të pranojë kurrë dy shtete në Qipro
8 Korrik 2021, 18:27Nga DOSJA
QIPRO– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të enjten (8 korrik) se Brukseli nuk do të “pranojë kurrë” zgjidhjen me dy shtete për Qipron.
“E përsëris se kurrë nuk do të pranojmë një zgjidhje me dy shtete. Për këtë ne kemi vendosmëri dhe jemi të bashkuar”, u tha von der Leyen gazetarëve pas takimit në Qipro me presidentin, Nicos Anastasiades.
Qiproja është ndarë që nga viti 1974, kur Turqia pushtoi një pjesë të vendit.
Veriu i kontrolluar nga Turqia shpalli pavarësinë më 1983, por njihet vetëm nga Ankaraja. Qipro u bë anëtare e BE-së më 2004.
Kombet e Bashkuara që gati gjashtë dekada kanë vendosur paqëruajtës atje dhe që nga ajo kohë po përpiqen të ndërmjetësojë një marrëveshje për ishullin.
Qipriotët grekë thonë se pengesë për mosarritjen e marrëveshjes është këmbëngulja nga pala turke që Qipro të ndahet në dy shtete, ndërsa Nikozia mbështet ribashkimin bazuar në një model federal.
Von der Leyen tha të enjten tha se BE-ja i ka dërguar mesazh të qartë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Unë dua që fqinjët tanë (Turqia) të dinë se nëse flasin me çfarëdo toni me një nga vendet tona anëtare, si për shembull Qipron, ata flasin me BE-në”, tha ajo.
Marre nga REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LITUANI- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe presidenti lituanez Gitanas Nauseda kanë qenë në panik në bazën ajrore lituaneze gjatë konferencës për shtyp, p...
KOSOVË– Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë hezituar që të marrin vaksinën e AstraZenecas. Dhe pse, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë t...
GJERMANI- Komisioni Evropian gjobiti prodhuesit gjermanë të makinave Volkswagen dhe BMW me një total prej 875 milion euro. Mediat e huaja raportojnë se gjoba er...
HAITI– Në trupin e presidentit të Haitit u qëllua 12 herë, dhe njëri nga sytë iu dëmtua rëndë ndërsa vrasësit e armatosur mësynë në vilën e tij. Jovenel M...
KOSOVË-Shtatë deputetë të Kuvendit të Serbisë kanë vizituar sot kreun e Qeverisë së Kosovës, në zyrën e tij në Prishtinë dhe pas kësaj zyra e Kurtit ka bër...
BRITANI E MADHE– Kreu i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe paralajmëroi se ekziston mundësia që Afganistani të përfshihet në një luftë civile pre...
Kreu i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe paralajmëroi se ekziston mundësia që Afganistani të përfshihet në një luftë civile derisa trupat e huaja po l...
Bota 8 Korrik 2021, 16:51
SHBA- Në Sërfsajd të Floridës, pikërisht dy javë pas shembjes tragjike të ndërtesës së apartamenteve, operacionet tani kanë kaluar nga një mision shpëtimi, në n...