Bota

Alarmi i avionit rus/ Panik në pazën ajrore lituanze, ndërpritet konferenca për shtyp e kryeministrit spanjoll dhe president

8 Korrik 2021, 18:19 Nga DOSJA
Alarmi i avionit rus/ Panik në pazën ajrore lituanze, ndërpritet

LITUANI- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe presidenti lituanez Gitanas Nauseda kanë qenë në panik në bazën ajrore lituaneze gjatë konferencës për shtyp, pasi u shfaq një avion rus i paidentifikuar. Mediat e huaja raportojnë se konferenca u ndërpre menjëherë.

Sanchez ishte në bazën ajrore lituaneze për të vizituar trupat spanjollë të vendosura atje në një mision të NATO-s . Në videon e siguruar Nausėda po fliste kur u dha alarmi për praninë e avionit rus në bazën ajrore dhe një grup oficerësh ushtarakë u ngritën me shpejtësi dhe morën flamujt prapa tyre. Një teknik tjetër iu afrua një avioni ‘Eurofighter’ i vendosur pas të dy udhëheqësve, i cili u dërgua urgjent për të komunikuar me avionin rus të paidentifikuar.

Burimet ushtarake besojnë se Rusia ndezi alarmin qëllimisht për shkak të vizitës së Sanchez. Asnjë incident i këtij lloji nuk ishte regjistruar në 18 ditët e kaluara, por ato shpesh ndodhin kur autoritetet evropiane vizitojnë ose kur ushtrimet e NATO-s po kryhen.

“Ky është një rast i vërtetë që tregon rëndësinë e pranisë sonë këtu,” tha Sanchez, kur konferenca për shtyp rinisi pas 25 minutash.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gitanas nauseda pedro sánchez gitanas nauseda pedro sánchez

Sondazh

Poll

Bota 8 Korrik 2021, 16:51

SHBA- Në Sërfsajd të Floridës, pikërisht dy javë pas shembjes tragjike të ndërtesës së apartamenteve, operacionet tani kanë kaluar nga një mision shpëtimi, në n...