Bota

Shkarkohet Bordi i RTK-së, deputetët e parlamentit të Kosovës votojnë për secilin anëtar

8 Korrik 2021, 10:54 Nga DOSJA
Shkarkohet Bordi i RTK-së, deputetët e parlamentit të

KOSOVË– Deputetët e parlamentit të Kosovës kanë votuar ditën e sotme pro shkarkimit të Bordit te Radio Televizionit të Kosovës.

Emrat e anëtareve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku. Anëtarët Sali Bashota dhe Agron Gashi janë shkarkuar me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur në tërësi rekomandimin për shkarkimin e këtij Bordi.

Ndërkaq partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke e quajtur këtë e vendim si puro politik dhe tentim për kapje të shtetit . Kuvendi gjithashtu nuk aprovoi raportin vjetor të RTK-së për vitin 2020. Për këtë pikë 62 deputetë votuan kundër, kurse pro dhe abstenime nuk pati.

Votimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së veç e veç e propozoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, meqenëse, sipas tij, përgjegjësia është individuale.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora deputetët e parlamentit të kosovës kosove radio televizioni i kosovës deputetët e parlamentit të kosovës kosove radio televizioni i kosovës

Sondazh

Poll