Bota

Krasniqi: Unë jam penduar që nuk kam investuar më parë në kriptovalutë, por ju mos e bëni

8 Korrik 2021, 09:18 Nga DOSJA
Krasniqi: Unë jam penduar që nuk kam investuar më parë

KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se kursimet e veta dhe të fëmijave të tij i ka investuar në kriptovaluta. Klan Kosova shkruan se edhe pse Krasniqi është penduar që nuk ka investuar më herët në kriptovaluta, këtë gjë nuk ja rekomandon askujt që ta bëjë.

“Ka kriptovaluta që ka rritje kur tjerat kanë rënie, ose e kundërta. Po, unë kam besim që kjo është e ardhmja. Unë nuk i rekomandoj askujt asgjë, krejt çka po flas për kripto nuk është rekomandim financiar, nuk është këshillë financiare”, tha Krasniqi.

“Nuk i rekomandoj askujt me investu më shumë sesa, aq sa mund t’i humbë krejt edhe që mundet me jetu pa to. Nuk i rekomandoj askujt me bo, cka kam bo unë. Unë kam pas sukses por kam mundur edhe të dështoj shumë. Qaq besoj në këtë punë sa edhe kursimet e fëmijëve të mi, para dy vitesh i kam kthyer në kriptovaluta”, u shpreh Krasniqi.

Në deklarimin vjetor në Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Krasniqi është shprehur se ai ka kriptovaluë me vlerë mbi 300 mijë euro, dhe se ka investuar në 35 kriptovaluta të ndryshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni memli krasniqi memli krasniqi

Sondazh

Poll