Bota

Ishte duke kositur barin me traktor, goditet nga aeroplani 27-vjeçarja në Kanada

8 Korrik 2021, 10:41 Nga DOSJA
Ishte duke kositur barin me traktor, goditet nga aeroplani 27-vjeçarja

KANADA– Një 27-vjeçare është goditur nga një aeroplan në Kanada, teksa ishte duke kositur barin në pistën e aeroportit në Quebec të Kanadasë.

Mediat e huaja shkruajnë se e reja ishte në afërsi të pistës në aeroportin San Espri në Quebec, rreth 60 kilometra në veri të Montrealit, teksa u godit nga aeroplani që po ulej në pistë.

Gruaja ishte në traktor dhe kosiste barin në momentin kur aeroplani po zbriste në pistë. Krahët e avionit e goditën gruan”, tha zëdhënësi i policisë së Quebec, Mark Tessy.

Gruaja që punonte në kompaninë që merrej me mirëmbajtjen e aeroportit, u dërgua me urgjencë në spital në të cilin më vonë ndërroi jetë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll