Bota

Ndërron jetë shkencëtarja që kreu hulumtimet e Sinovac, dyshohet të ketë vdekur nga Covid-19

8 Korrik 2021, 10:24 Nga DOSJA
Ndërron jetë shkencëtarja që kreu hulumtimet e Sinovac,

INDONEZI– Shkencëtarja Novilia Sjafri Bachtiar, e cila hulumtoi mbi kërkimet për vaksinën anti-covid, Sinovac ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Sipas mediave dyshimet janë se vdekja e saj vjen si pasojë e Covid-19, ndërkohë që numri  viktimave në Indonezi është rritur në nivele rekord kohët e fundit. Ajo është vaksinuar me Sinovac por efektiviteti i kësaj vaksine është vënë në dyshim pasi viktimat kanë qënë të shumta edhe pas vaksinimit.

Mbi këtë gjë ka reaguar edhe Ministri i Shtetit Erick Thohir, i cili konfirmoi lajmin e vdekjes së Novilia me një mesazh që ndau në Instagram. 

“Ngushëllime familjes. Ajo ishte shkencëtarja jonë kryesore dhe drejtoi shumë studime në BioFarma, duke përfshirë provat klinike në bashkëpunim me Sinovac” .

Grupi i pavarur i kërkimit të të dhënave Lapor Covid-19 raportoi se 131 punonjës të kujdesit shëndetësor që kishin marrë vaksinën Sinovac kanë vdekur që nga qershori.  Vetëm ditën e djeshme në Indonezi, u regjistruan mbi 1000 vdekje dhe 34,379 raste të reja me COVID-19.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota erick thohir indonezi novilia sjafri bachtiar sinovac erick thohir indonezi novilia sjafri bachtiar sinovac

Sondazh

Poll